ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 3 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 3 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 5 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 5 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama drejtuesëve të Tatimeve: Po kthehet fenomeni i korrupsionit

albnews by albnews
15 July, 2019
in Albania
0
Rama drejtuesëve të Tatimeve: Po kthehet fenomeni i korrupsionit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një takim me drejtues të drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve ku prezantoi edhe drejtoreshën e re të këtij institucioni, Rama kritikoi ashpër punën e administratës, ndërsa paralajmëroi se kush nuk plotëson objektivat e arritura, nuk ka më vend në të.

“Lëvizja antishtet ka patur një ndikim negativ mbi publikun sipërmarrjen e administratën. Një nga pasojat e gjithë këtij ndikimi negativ mund të thuhet padyshim është edhe rritja e shkallës së informalitetit. Është momenti për një reagim frontal qoftë në tërësi i administratës tatimore, qoftë individualisht nga cdo drejtues e punonjës i kësaj administrate. Jemi në kushtet kur dhënia e marrja e kuponit është rikthyer në nivelet më të ulëta para se të niste lufta e vështirë por e domosdoshme kundër informalitetit, dhe kjo është përgjegjësi e drejpërdrejtë e administratës tatimore. Ashtu sikundër është përgjegjësi e administratës tatimore që në këtë drejtim të mos kthehet pas në praktikat e sjelljet e shëmtuara të së shkuarës.

RelatedPosts

VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano

Polici kërcënoi forcat Shqiponja në postbllok në Shkodër: Do t’ju hapim barkun me plumba

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

Nga ana tjetër informaliteti ka prekur përsëri në mënyrë të ndjeshme edhe tregun e punës. Sot kemi aktualisht shifrën më të ulët historike të papunësisë, 12.1% ndërkohë që kemi rritje të frikshme të informalitetit në punë. Dhe kjo duhet të jetë po ashtu një pjesë thelbësore e shqetësimit të përditshëm dhe veprimit të përditshëm të tatimeve në bashkëpunim me inspektoriatin e punës, duke ndërtuar një veprim të mirëstruktuaruar larg cdo arbitrariteti në dëm të biznesit. Një nga arritjet më të rëndësishme të kësaj maxhorance ka qenë arritje në funksion të parandalimit të punës në të zezë.

Kjo arritje nuk mund të asgjësohet po duhet të rikonfirmohet e të cohet më tutje, sot të dyja këto institucione, janë në një ombrellë dhe duhet të funksionojnë si një sistem i integruar. Është për të ardhur keq që raportohet një numër i rritur kontrollesh, ndërkohë që efektiviteti i këtyre kontrolleve është në rënie. Mungon shenjestrimi i subjekteve me risk. Dhe patjetër e gjitha kjo reflektohet në cënimin ndaj hapësirës për investime publike dhe cënimin e paketave sociale që janë miratuar e buxhetuar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur indikatorë të performancave që nuk ndiqen për çdo punonjës, dhe për çdo kontroll të thelluar, ndërkohë që sot dua ta nënvizoj me forcë atë që shumë kush e ka dëgjuar më shumë se një herë, kush nuk arrin indikatorët nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administrate, as të tatimeve as të inspektoriatit të punës.

A ma thotë dot këtu dikush nga ju, si mund të pranohet të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese aktive nga 112 mijë të tilla. Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Kujt i kërkohet përgjegjësia për këtë? Kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi? Dhe si mundet të gdhijë dita e re, dhe këto pika alarmi të mbeten të kuqe?

Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten? Ligji është i qartë për këtë. Është ngritur një sisitem që konsiderohet funksional në tatime, në modernizimin e ndërveprimit me tatim paguesit, me module risku, dhe ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme: çorganizim dhe anarki brenda administratës, ku janë rishfaqur fenomenet e dikurshme të aktiviteteve individuale apo në grup për qëllime korruptive. “ u shpreh Rama.

Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result