Rama e degdisi të 19-in në listë, Majko ngushëllon veten: Ka edhe më keq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një prej risive të PS në listat e kandidatëve për deputetë ishte fakti që shumë prej drejtuesve të qarqeve politike u renditën në vendet e fundit duke nxjerrë haptazi mëritë dhe inatet e Ramës kryesisht më socialistët e vjetër për t’i lënë jashtë Kuvendit. Në mënyrë që një kandidat të kalojë paraardhësin në listë, duhet të kalojë herësin me 10.000 vota në mënyrë që të renditet më lart.

Një prej deputetëve që është renditur në fund të listave është edhe ministri i Diasporës Pandeli Majko, në vendin e 19-të në listat e Tiranës. Duke komentuar këtë veprim të Ramës, ai u shpreh duke ngushëlluar veten se “ka edhe më keq”. “Ekziston dhe ajo shprehja ka dhe më keq, kur shohim demokratët e Tiranës që duhet të punojnë për të bërë deputetët krerët e partive të tjera kuptojmë që ka dhe më keq se ne”,- u shpreh ndër të tjera Majko.

Share This Article