Rama e krahason Metën me talebanët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Presidentit, duke u shprehur se Ilir Meta është vetëshpallur si interpretuesi i vetëm i Kushtetutës së Shqipërisë, njëlloj si talebanët që thonë se janë ata interpretuesit e vërtetë të Librit të Shenjtë.

Nga seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku kaloi projekt- rezoluta kundër dekretit të Metës, kryeministri u shpreh se përtej debatit teknik, Presidenti, parlamenti apo qeveria nuk kanë asnjë tagër për të kundërshtuar vendimet që vijnë nga gjyqësori. Rama u shpreh se Meta nuk është askush që të vejë në diskutim apo të interpretojë vendimet që sjell Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kush jemi ne apo ky, Presidenti, që të bëjmë komente mbi vendimet që sjell një organ i pavarur i gjyqësorit, siç është konkretisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi? Ky njeri ka marrë përsipër të jetë interpretuesi i vetëm e fuqiplotë i Kushtetutës, njëlloj si ata talebanët që e quajnë veten të vetmit që mund të interpretojnë librin e shenjtë“, tha Rama.

Kujtojmë se janë pikërisht listat e KED-së pikënisja e debatit të krijuar dhe eventualisht ngërçit e përplasjeve që janë prodhur ditët e fundit në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Share This Article