Rama e nis ditën me fotografi nga vizita në familjen e ish-presidentit Thaçi, shprehet i emocionuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë, për shkak të mbledhjes së dy qeverive që do të mbahet sot.

Rama ka arritur dje në Prishtinë, ku pastaj ka shkuar për vizitë tek familja e ish- presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt.

Teksa u takua me familjarët e ish-presidentit të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, u shpreh i lumtur që e vizitoi Hashim Thaçin në Hagë, madje e konsideroi atë si vëlla.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Lexonte shumë, por edhe stërvitej. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.

E sot, kryeministri Rama ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, ku ka shkruar “Mirëmengjes dhe me emocionet e vizitës në familjen e Presidentit Thaçi, ju uroj një javë të mbarë”.

Share This Article