Rama: E para vaksinohet doktoreshë Najada Çomo

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I pyetur për dozat e vaksinës që kanë ardhur në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka thënë se shifra e sotshme është 975.

Rama ka bërë me dije se javën e tretë të janarit vijnë 10.750 doza nga kompania Phizer.

Sakaq ministrja Manastirliu ka thënë se sot nis vaksinimi për mjekët dhe infermierët e spitaleve covid në vendin tonë.

Sa doza vaksina kanë ardhur deri tani?

Rama: Shifra që nisim sot janë 975. Javën e tretë të janarit vijnë 10 750 doza nga Phizer

Ndërkohë mes të sotmes dhe kësaj që thashë presim 2 mijë doza të tjera. Kemi dhe të tjera kanale por për momentin shifra e saktë është kjo që u thashë. Në ditët në vijim do vijnë duke iu shtuar.

Kush do të jenë infermierët apo mjekët e parë që do të vaksinohen?

Ogerta Manastirliu: Janë mjekë dhe infermierë të spitaleve covid 1, 2, 3 e 4.

Sot nisim me mjekët e infermierëve të dy spitaleve të para. Janë gati 1 mijë mjekë e infermierë. Rekomandohet që edhe ata që e kanë kaluar dhe kanë një afat kohor do të vaksinohen. Por kjo do të vlerësohet rast pas rasti.

Kryeministri ka njoftuar se e para do të vaksinohet doktoresha Najada Çomo.

Mjekja Najada Çomo do të jetë e para që do të bëjë vaksinën, ndërkohë që sot mes mjekëve dhe infermierëve që pritet të vaksinohen janë edhe doktori Tritan Kalo, Pëllumb Pipero.

Ora 09:44/ Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme nën moton “Shqipëria buzëqesh” duke sinjalizuar edhe nisjen e procesit të vaksinimit anticovid.

Share This Article