Rama e quan të vdekur/Berisha shtyn Alibeajn dhe i merr foltoren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri-Sali Berisha është përfshirë në një incident në foltoren e Kuvendit.

Gjithçka nisi pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri përmendi opozitën dhe ish-kryeministrin Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dashur të replikojnë me Ramën.

I pari në foltoren e Kuvendit ka mbërritur Alibeaj dhe pak sekonda mbërriti dhe Berisha, i cili ka shtyrë Alibeajn për të marrë fjalën.

Pas këtij gjesti Alibeaj ka vendosur të largohet dhe të lërë Berishën në foltore, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën.

Më pas kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendjen ish-kryeministrit Sali Berisha për sjelljen ndaj deputetit apo kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Share This Article