Rama e shemb me tritol hotelin e ‘Prestige Resort’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfundoi me një shpërthim shumë të fuqishëm këtë të diel, sulmi i paligjshëm i qeverisë mbi ‘Prestige Resort’.

Plot 70 kilogram eksploziv iu vunë hotelit 7 katësh të resortit më të bukur të bregdetit të Adriatikut, për ta shembur përtokë. U deshën vetëm pak sekonda që një investim disavjeçar, mundi dhe puna e shumë njerëzve, destinacioni i pushimit të mijëra të tjerëve, të ktheheshin në një grumbull gjigand intertesh.

Që nga e enjtja kur nisi sulmi i paprecedentë dhe deri pak orë para kryerjes së shpërthimit, IKMT nuk kishte njoftuar asgjë mbi veprimet e saj të paligjshme në resort. Vetëm në mesditën e së dielës, IKMT njoftoi se do kryente shpërthimin e kontrolluar në ndërtesë.

Inspektoriati njoftoi se kishte hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4 000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar.

Share This Article