Rama e uron 90-vjeçaren që emposhti koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë për sa u përket të shëruarve nga CoVid-19. Rama me anë të një postimi në Facebook njofton se e shëruar me e fundit është plotë 90 vjeç dhe ka arritur të mund CoVid-19 me sukses.

Pas 7 ditësh të vështira në spitalin infektiv, nënë Nifja, 90 vjeçarja nga Hasi sot është kthyer në shtëpi e shëruar.

“LAJM I MIRË: NONË NIFJA NGA HASI, PLOT 90 VJEÇ, U SHËRUA

TANI EDHE 120 TË PAKTËN O NON, SE 100 NUK BOHET LLAF❤” shkruan Rama.

Share This Article