ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 3 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 3 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 3 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 3 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

albnews by albnews
4 October, 2022
in Albania
0
Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. Në një intervistë në Euronews Albania ai shtoi se Erdogan nuk mund të japë urdhra në një vend sovran.
Rama u shpreh se Erdogan ka bërë një kërkesë, por në rastet konkrete është vepruar sipas ligjeve në vend.

“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike.

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë. Ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Rama.

Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif” erdhi për shkak se aktiviteti i këtij institucioni arsimor, po kryhej në një godinë, për të cilën nuk kishte marrë miratimin e Ministrisë së Arsimit. Rama u shpreh se mbyllja e kopshtit turk, “Zubeyde Hanim”, u bë pasi nuk plotësoheshin standardet.

“E para, nuk është i pari institucion arsimor që mbyllet. Kemi mbyllur shumë institucione arsimore. Kemi mbyllur 18 universitete. Kemi mbyllur në vijim programe të caktuara, klasa të caktuara, çerdhe, kopshte, shkolla. Mbi çfarë baze i kemi mbyllur? Nuk i kemi mbyllur mbi bazën as se nga vijnë, as të kujt janë, por mbi bazën e ligjit. Për rastin konkret, është shumë i qartë dhe i thjeshtë legjislacioni.

Çuditërisht, ndërkohë që janë mbyllur edhe disa institucione të ngjashme, askush nuk ka thënë asgjë. Ndërkohë, këtu ka një pjesë që hidhet përpjetë. Baza ligjore është shumë e qartë. Nuk mund të hapësh një aktivitet në një godinë të caktuar, pa marrë më parë miratimin nga Ministria e Arsimit. VKM-ja bëhet për të zbatuar ligjin, jo për të shmangur ligjin. Kopshti është mbyllur me motivacionin që ka dhënë Ministria e Arsimit”, – u justifikua kreu i qeverisë. Rama mohoi që Erdogan të ketë ndërhyrë edhe për largimin e kreut të komunitetit mysliman.

“Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim dhe në vetëqeverisje. Qeverisja e Shqipërisë nuk vendos për komunitete” – tha Rama.

Numri një i qeverisë, po ashtu tha se nuk e ka në dorë qeveria hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

“Inagurimi i xhamisë së madhe është një çështje që nuk vendos qeveria e Shqipërisë. Nuk e ka peng askush sepse Xhamia e Madhe po ndërtohet me kontributet e Komitetit Mysliman Turk. Janë ata që po e ndërtojnë në një marrëveshje me Komunitetin Mysliman Shqiptar. E vendosin ata se kur i mbarojnë punimet dhe kur duhen hapur dyert. Nuk e vendos qeveria e Shqipërisë” – theksoi kreu i qeverisë.  ©LAPSI.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result