Rama: Familjet e pasura do ta paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë fjalës në Kuvend, Edi Rama, tha se po bëhet një studim nga ministria e Energjisë që familjet e pasura të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë.

‘Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike.

Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë. Po shikojmë një mundësi, për një periudhë të përkohshme, ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë për faturën e energjisë.’- tha Rama.

Share This Article