Rama fton Bashën: Eshte koha e bashkimit konkret

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama fton opozitën të ulen bashkë në tryezë për të përballuar situatën e rëndë post tërmetit.

“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike” shkruan Rama ne nje postim ne Facebook.

Termeti i 26 nentorit shkaktoi 51 te vdekur dhe qindra banesa te demtuara dhe Rama fton Bashen te reflektoje.

“Eshtë koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!  Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek, një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët, një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit, një kohë me fitu e një kohë me hum, një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu”, tha Rama. 

Share This Article