Rama fton Luljeta Bozon të kandidojë për deputete

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë inxhinieres Luljeta Bozo të kandidojë për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se Bozo do të jetë krah Ramës sot në prezantimin e arritjeve dhe sfidave për rindërtimin bashkë ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Nuk dihet nëse Bozo do ta pranojë ftesën pasi nuk ka ende nuk reagim zyrtar në lidhje me qëndrimin e saj.

Kujtojmë se ditën e djeshme PS-së iu bashkua shefja e Infektivit Najada Çomo. Ndërsa dy ditë më parë Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit pas 12 vitesh nga grupi parlamentar socialist, ndërsa theksoi se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e para e listës për Tiranën.

Share This Article