Rama fut opozitën e re në listat e PS-së?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama i hapi rrugën kandidimit të deputetëve të opozitës së re në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama u shpreh se gjithçka në lidhje me emrat do të vendoset pas vlerësimeve të bëra nga drejtuesit e qarqeve.

Ylli Shehu, u fut në Kuvend nga listat e LSI-së

Abcnews.al mëson dy nga deputetët e opozitës së re, të cilët do të kandidojnë me Partinë Socialiste. Bëhet fjalë për Ylli Shehun, ish-deputet i LSI-së si edhe Reme Lala, e cila e mori mandatin e saj nën siglën e PDIU-së në Dibër.

Reme Lala, u fut në Kuvend nën siglën e PDIU-së

Të dy ata, do të kandidojnë në qarkun e Tiranës.

Lista e opozitarëve që do të kandidojnë nën siglën e Partisë Socialiste është edhe më e gjatë se kaq.

Share This Article