Rama “hap” mesazhet e “WhatsApp”-it/ Çfarë i shkruan Albin Kurti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme bisedat e tij me homologun Albin Kurti.

Rama tha në një dalje televizive se i shkruan gjithmonë Kurtit në “WhatsApp, por ky i fundit i kthen rrallë përgjigje.

Ai deklaroi se kryeministri i Kosovës gjithmonë i shkruan të njëjtat përgjigje.

“Nuk kam ardhur këtu të bëj debate me Albinin, se debatet me Albini i zhvilloj në “WhatsApp”. Unë kam ardhur këtu për të thënë… debatet? Unë flas, ai dëgjon, por nuk flet. Rrallë përgjigjet, por nuk ka rëndësi, është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit të njejtën përgjigje vazhdimisht, për ta përforcuar mesazhin kuptohet. Ato nuk botohen. Ato janë komunikime që unë nuk i shkruaj për t’i botuar”, u shpreh ai.

I pyetur nëse qëndrimet e Kurtit në bisedat private janë të njejta me ato që mban publikisht, Rama u përgjigj me batutë se është njësoj sikur i përgjigjet televizori.

“Është njësoj sikur i shkruan televizorit dhe televizori kthen përgjigje”, theksoi kreu i qeverisë./ CNA.al

Share This Article