Rama: Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj të parit të Kosovës, ka reaguar i pari i legjislativit të Shqipërisë duke thënë se Thaçi e ka mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter i ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ky proces do ta mbyllë përfundimisht, siç i referohet ai, luftës së pastër të UÇK-së.

“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, ka thënë ai.

Përgjatë ditës së sotme, iu është konfirmuar aktakuza e ngritur përpara gjashtë muajsh ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Prokurorisë së Specializuar, Thaçi po akuzohet për krime lufte përgjatë luftës së fundit të Kosovës.

Sot iu është konfirmuar aktakuza edhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, të cilit po i rëndojnë të njëjtat akuza nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.

Share This Article