ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 6 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 6 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 6 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 6 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama homazh për Gjeneralin britanik: Një nga etërit themeltarë të ruajtjes së rendit publik në Shqipëri

albnews by albnews
27 August, 2020
in Albania, UK
0
Rama homazh për Gjeneralin britanik: Një nga etërit themeltarë të ruajtjes së rendit publik në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka bërë homazh për Gjenerali Sir Jocelyn Percy, të cilin e quan “një nga etërit themeltarë të forcave të ruajtjes së rendit publik në Shqipëri”. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka përmendur kontributin në qeverinë shqiptare të kohës për të ngritur jo vetëm një xhandarmëri moderne, por edhe për të konsoliduar shtetin ligjor në Shqipëri.

Sir JOHN SAMUEL JOCELYN PERCY është nga personazhet e gushtit, që meriton kujtimin tonë me nderim për kontributin e posaçëm që dha për shtetin shqiptar.

RelatedPosts

Faqet e para të gazetave në UK

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Ky condottiere britanik me një staturë gjigandi, në moshën 56 vjeçare pranoi ftesën e qeverisë shqiptare të kohës për të ngritur jo vetëm një xhandarmëri moderne, por edhe për të konsoliduar shtetin ligjor në Shqipëri. Kush do të kuriozohej sot për personalitetin e tij, do të gjendej përballë një Indiana Jones me thinja dhe mustaqe, në një uniformë pa të sharë ku xixëllonin dhjetra urdhra e medalje britanike e të huaja, të fituara në teatret më të vështirë të luftës, nga India në Egjipt, pa përjashtuar atë të përbotshmin e 1914-1918.

Thonë se gjenerali Percy ishte një organizator dhe një administrator i shkëlqyer, njohës jo vetëm i artit ushtarak dhe mbrojtjes së rendit publik, por edhe i parimeve themelore të së drejtës, të lirive dhe të shtetit ligjor. Në çdo veprim të tijin, në secilin prej 3000 xhandarëve shqiptarë që stërviti, formoi dhe organizoi, objektiv kryesor siç e ka dëshmuar ai vetë, pati skalitjen e primatit të ligjit dhe konsolidimin e një arme në shërbim të demokracisë dhe të qytetarisë.

Percy e përballi me sukses sfidën e krijimit të xhandarmërisë moderne shqiptare i ndihmuar nga 7 ushtarakë të tjerë britanikë që e vunë veten në shërbim të vendit tonë: Major R. T. Cripps, Kolonel Leitnant J. Maxëell Gilloth, Major Ë. E. Bredin, Major F. Coleman Smith, Major C. V. Dodgeson, Kolonel Leitnant De Renzy-Martin, Major D. R. Oakley-Hill; një dërgatë personazhesh romaneske në mënyrën e tyre, të cilët lidhjet me Shqipërinë i mbajtën edhe pas fundit të shërbimit. Në «shkollën» e xhandarmërisë së ngritur nga Sir Percy, dha kontribut edhe djali i tij, Alastair, një nga heronjtë e betejës së Londrës me 1940, ku ra në krye të detyrës si pilot i Royal Air Force.

I dekoruar me kordonin e madh të Urdhrit të Skënderbeut nga Mbreti Zog, Gjenerali Sir Jocelyn Percy duhet të konsiderohet me të drejtë si një nga etërit themeltarë të forcave të ruajtjes së rendit publik në Shqipëri.

#TëPAHARRUESHËM

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result