Rama i drejtohet gazetares bullgare: Ju jeni një turp!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë e tij kundër vetos bullgare për Maqedoninë e Veriut që po mban bllokuar procesin e integrimit edhe për Shqipërinë.

Gjatë mbërritjes së tij në Bruksel, Rama ka folur me gazetarët dhe në një moment i është drejtuar edhe televizionit shtetëror bullgar BNT 1.

“Ju jeni rrëmujë djema, jeni një rrëmujë e madhe. Ju jeni një turp!”, i ka thënë Rama gazetares bullgare.

“Po mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europën, por jo në Bullgari”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Rama u shpreh se nuk pret që çështja në Bullgari të zgjidhet.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Dita e dytë e samitit do të fokusohet në çështjet e eurozonës, ndërsa do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të diskutohet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unioni pritej që të hapte bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në fund të vitit 2020. Por, Bullgaria ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën. /Telegrafi/

Share This Article