Rama i hap rrugës mbjelljes së ligjshme të kanabisit

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për zhvillimin e industrisë së kanabisit në Shqipëri. Sipas këtij vendimi, janë përcaktuar zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore.

Ky hap vjen pas miratimit të ligjit nr. 61/2023, i cili ka për qëllim kontrollin dhe rregullimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit, duke hapur mundësi për zhvillimin e një industrie të re që mund të sjellë përfitime ekonomike dhe shëndetësore për vendin.

Vendimi është një pjesë e një strategjie të gjerë për kontrollin e kultivimit të kanabisit, me standarde dhe kufizime të qarta për zonat dhe parcelat ku do të zhvillohet ky aktivitet.

Shikoni vendimin më poshtë:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E ZONAVE KADASTRALE NË TË CILAT LEJOHET KULTIVIMI I BIMËS SË CANNABIS-IT PËR QËLLIME INDUSTRIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime industriale, sipas shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

Ushtrimin e aktivitetit të kultivimit të bimës së cannabis-it për qëllime industriale, në përputhje me kufizimet e përcaktuara në vendimin nr.50, datë 22.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e lejuara për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Share This Article