Gjykata e Tiranës ka zhvilluar seancën e parë gjyqësore mes kryeministrit Rama dhe ish-liderit demokrat, Sali Berisha.
Gjyqtarja e çështjes Fida Osmani pasi u njoh me kërkesat e të dyja palëve vendosi shtyrjen e seancës për në 11 prill.
Kryeministri Edi Rama e ka paditur në gjykatë ish-kryeministrin Berisha për shpifje.
Rama kërkon nga Berisha shumën prej 100 mijë lekësh si dëmshpërblim moral për dëmin që i është shkaktuar.
Ndërkohë krahas kësaj padie, kreu i qeverisë ka depozituar dhe disa të tjera ndaj deputetëve të opozitës./VizionPlus/