Rama i kërkon të heqin dorë nga greva, naftëtarja: Ai është i madhi i shtëpisë, ti rregullojë gjërat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gratë naftëtarë vijojnë në ditën e tetë të  grevës të urisë pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore të rënduar.

Ditën e djeshme dy prej tyre janë dërguar drejt spitalit të Ballshit pasi kanë patur përkeqësim të shëndetit të tyre, ndërsa  grevistet e tjera vazhdojnë të qëndrojnë të vendosura për të vijuar këtë grevë deri në momentin që në llogarinë e tyre bankare të hidhen lekët e prapambetura.

Jo më larg se ditën e djeshme ka ardhur një reagim tjetër nga Kryeministri i cili i fton ato të ulen për të biseduar po kjo ftesë është refuzuar nga gratë pasi pagat janë një kush i panegociueshëm.

Një prej grave naftëtarë e pyetur nga gazetarja e Ora News ka deklaruar se greva e tyre do të vazhdojë deri në momentin që të marrin rrogat të cilat i kanë fituar me gjyq.

Ditën e djeshme ka patur një tjetër reagim nga kryeministri  ju ka ftuar që të lini grevën e urisë dhe të uleni të bisedoni.

Ne presim negocim, por jo të prishim grevën. Greva jonë do të vazhdojë deri në momentin që të marrim  rrogat.

Kryeministri ka theksuar që  nuk mund ti faturohen qeverisë kusuret e një kompanie private, çfarë mendimi keni për këtë?

Ai është i madhi i shpisë, ti rregullojë gjërat. Ai i ka sjellë ata këtu, nuk i kam sjellë unë. /Ora news/

Share This Article