Rama i përgjigjet Kurtin: Ku do ta çonin marrëveshjen sekrete në bagazhin e makinës?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e partisë Albin Kurti në lidhje me pretendimet e këtij të fundit se Hashim Thaci është angazhuar për ndarjen e Kosovës.

Rama ka thënë se nëse dikush qenka angazhuar për ndarjen e Kosovës ku do ta conin atë marrëveshje sekrete në shtëpitë e tyre apo në bagazhin e makinës sic u tha për Behgjet Pacollin.

“Kjo është tallja më e madhe që bëhet me Kosovën, sepse është shumë  thjeshtë si u ndaka Kosova fshehtas, nëse do të ekzistonte premisa apo mundësia që një grup njerëzish me në krye Hashim Thacin qenkan të angazhuar për ndarjen e Kosovës ku do ta conin këta Kosovën në shtëpi apo në bagazhin e makinës sic u tha për Behgjet Pacollin? Do ta sillnin në Kuvendin e Kosovës, por teoria e konspiracionit na ka bërë shumë dëme në histori”, ka thënë Rama.

Share This Article