Rama i përgjigjet Presidentit Meta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Konispoli ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Rama iu përgjigj edhe Presidentit Meta, i cili në disa deklarata ka shprehur shqetësim për pluralizmin.

Rama tha se pluralizmi është dakordësia e të gjithëve që populli zgjedhë me votë.

“Ju e dini këtu është një garë pa kandidat përballë. Edhe pse po të kishte një kandidat të vetëm dhe të ishte ai që mungon përballë, mund të mos fitonte siç  jam i bindur do ndodhte me PD dhe Lulin që edhe vetëm po të ishin në zgjedhje mund të mos i fitonin zgjedhjet. Por  kjo nuk është zgjedhja jonë. Nuk e kemi vendosur ne që ata të mos hyjnë në garë. Nuk kemi bërë asgjë që ata të bëjnë tër këtë paudhësi që po i bëjnë Shqipërisë prej kaq shumë muajsh.

E kam dëgjuar dhe Ilir Metën të përsërisë herë pas here se është i shqetësuar për pluralizmin. Pluralizmi është dakordësia e të gjithëve që populli zgjedhë me votë, por pastaj secili është në mendjen e vet a hyn apo nuk hyn për të marrë votën. Kështu që ata vendosën që të mos hynë, shpallën kapitullimin para se të fillonte ndeshja”, tha Rama./Ora News/

Share This Article