Rama i përgjigjet Vitisë: Të garojmë me plane konkrete, jo me hajgare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, lidhur me videon përqeshëse të cilën ai e publikoi sot në media sociale.

Ai e ka ftuar Vitinë që të bëj garë me plane konkrete, e jo siç ka thënë ai, me kopje të plogështa e hajgare.

“Fatkeqësisht jemi duke bërë prej kundërkandidatit copëza të kopjuara të programit tonë e të kthyera në video të shtrenjta për të mashtruar qytetarët. Flet për një fushë të gjelbëruar pa përkrahje infrastrukturore duke zhdukur edhe një prej parkingjeve kyçe të qytetit. Një ndeshje futbolli do të krijonte kaos në këtë zonë. Kjo dëshmon edhe njëherë që pushteti aktual u kujtua për këtë vetëm pasi u prezantua nga ne. Kjo dëshmon se kundërkandidati im përveç se nuk ka njohuri për të krijuar një plan konkret të kryeqytetit nuk do të ishte as i aftë për ta realizuar këtë. Kjo pjesë e qytetit kërkon plan serioz. E ftoj Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe projekte serioze dhe jo me kopje të plogështa e hajgare”, ka thënë ai.

Share This Article