Rama i reagon Metës: Boll e përdore presidencën si thes për atë farë LSI-je

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta i cili theksonte se shprehet se me 25 prill Shqipëria do t’i kthehet qytetarëve.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se kreu i shtetit ka të drejtë dhe se Shqipëria nuk futet në një thes, prandaj ai duhet të ndalojë së përdoruri institucionin e presidencës si thes për farë të LSI-së.

“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”, shkruan Rama.

Share This Article