Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pas deklaratave rasicste në një komunikatë zyrtare të ministrisë.
Rama shprehet se ka një të vërtetë të thjeshtë që nuk do të mund të ndryshohej, ajo që ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe jo e kundërta.
Ai ka deklaruar se kriminelët janë në Beograd.
“Sa i përket UÇK-së, ata janë çlirimtar dhe jo vrasës. Vrasësit janë në Beograd. Ata nuk e ndryshojnë dot një fakt të thjeshtë; nuk sulmoi Kosova Serbinë. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie për të bërë spastrim etnik. Ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit. Një ushtri e rregullt e përdorur për përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë nën dhe disa dhe mbi dhe disa të tjerë në Beograd”, ka deklaruar Rama.
Rama thotë se është neveritur kur e ka kuptuar se deklaratat e Vulinit ishin të vërteta.
“Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme. Se s’ka mundësi që deklarata e një anëtari qeverie në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Pastaj, kuptova që nuk ishte meme. Ka edhe një të mirë që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë se po punoj për Jugosllavinë e Madhe, ndërsa ata në Serbi po punoj për Shqipërinë e Madhe. Presidenti i Serbisë duhet të japë sqarime për këtë çështje. Unë kam qenë shumë i qartë. Shengeni rajonal është vendosja e 4 kushteve të Bashkimit Evropian. Kushti i parë është liria e Brukselit ku njerëzit të lëvizin pa ndalesa në kufi. Ne duam ta heqim kufirin edhe me Serbinë, kjo nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Ata synojnë të mbajnë peng të sotme me kthetrat e të shkuarës”, ka thënë Rama.
Vulin në një komunikatë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Sërbisë, ka përdorur gjuhë denigruese kundrejt shqiptarëve.