Rama i ulet në gjunjë dhe i vendos “shaminë” në kokë Melonit në Abu Dhabi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama i dhuroi homologes italiane Giorgia Meloni një shall për ditëlindjen e saj, teksa të dy ndodhen në Abu Dhabi, ku nënshkruan marrëveshjen Shqipëri – Emiratet Arabe – Itali për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në vendin tonë.

Në një video të publikuar nga Rainews, Rama shihet teksa ulet në gjunjë dhe i bën dhuratën e 48-vjetorit Melonit. “Nuk duhet ta bëni më këtë”, citohet t’i ketë thënë Rama-Melonit, pasi edhe më parë kryeministri shqiptar është parë të ulet në gjunjë para mikes së tij italiane. Më pas të dy janë përqafuar.

Sipas Rainews, Rama i ka shpjeguar Melonit se shalli që i bëri dhuratë është realizuar nga një artizan italian, i transferuar në Shqipëri, siç kanë bërë shumë bashkëkombas të saj në vitet e fundit.

Në fund, Rama ia vendosi mbi kokë shallin kryeministres italiane, e cila e falënderoi për dhuratën.

Share This Article