Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama konfirmoi se Ogerta Manastirliu do të mbetet kandidatja e Partisë Socialiste për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, kurdo që të mbahen zgjedhjet.

Rama theksoi se Manastirliu do të udhëheqë fushatën e PS, duke i dhënë kështu “vizën” aktualit kryetar të bashkisë, Erion Veliaj, i cili u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij.

“Njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, rrugën, kopshtin, çerdhen, pastrimin etj., gjë që ne duhet të bëjmë çmos t’i kenë dhe duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre, jemi edhe sot këtu, së bashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet së bashku me Delinën, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit që ka barrën e drejtimit politik të skuadrës së deputetëve apo të përfaqësuesve të PS në këtë njësi dhe natyrisht së bashku me ju”, theksoi Rama.

Share This Article