Rama: Ibrahim Rugova, njeriu i madh i historisë së Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot në 16-vjetorin e vdekjes ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rama e ka cilësuar atë njeriun e madh të historisë së Kosovës.

“Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”, shprehet Rama.

Presidenti Rugova vdiq më 21 janar 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Share This Article