Kryeministri Edi Rama aludoi se pas minorenëve që dhunuan gjatë protestave të fundit fshihet opozita dhe presidenti Ilir Meta.
Në konferencën e sotme për median, Rama mori në mbrojtje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun.
“Gënjeve kur the se Ardi Veliu nuk ka kërkuar falje. Ai është shprehur gabim në një bisedë në komisionin parlamentar duke shkëmbyer fjalë me deputetët dhe pa qenë i vetëdijshëm që ka qenë duke u filmuar. Imagjinoni të kishim kamera për të parë se çfarë thotë Saliu me Ilir Metën në Lalëz për minorenët si si duhen hedhur në zjarr, për shembull. Dhuna është turp i madh, i Saliut dhe Ilir Metës. Nuk ka lidhje me ringjallje”, tha ai.
Rama akuzon Metën se po kërkon të bëjë përshesh çdo gjë ndërsa tha se ndihej i keqardhur me Bashën i cili përballë kësaj situate ka heshtur.
“Ilir Meta nuk mendon asgjë tjetër vetëm si të bëjë përshesh kudo që ka shesh. Edhe buxheti i duket përshesh. Në këtë pikë ka degraduar Ilir Meta për fatin e keq e të gjithëve ne. Shikon vetëm shesh për të bërë përshesh.
Kanë vetëm një objektiv që qytetarët të mos zgjedhin atë që duan. Por ska për tia dalë kurrë.
Jam i keqardhur që Lulzim Basha hesht njësoj siç heshtin semaforët e fikur lidhur me këtë që ndodh. Ai e di shumë mirë kush e bën. Nuk ka asnjë forcë karakteri, zero të dalë e të thotë stop. Nuk urdhëron dot as molotove Ademin. Kryetar Partie që nuk kontrollon dot as molotova Ademin. Dua të mbyll me një thirjre për prindërve të ruajnë fëmijët nga Saliu dhe Ilir Meta“, tha Rama.