Rama inspekton punimet e një rruge në Lezhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama e ka nisur këtë fundjavë me një ndalesë në Lezhë, ku ka inspektuar punimet për shtrimin e një rruge prej rreth 18.2 km, që lidh tre fshatra, nga Balldre deri në Bend, me një vlerë rreth 380 milionë lekë.

Aksi në Fushë Torovicë vuante prej 25 vitesh nga gropat e panumërta, duke u kthyer në një rrugë të pakalueshme.

Por, mbi të gjitha, siç thekson stafi i kryeministrit në faqen e tij personale në rrjetet sociale, i është dhënë fund gënjeshtrave të kujtdo që banorëve të Torovicës u mori votat e pastaj u ktheu shpinën.

Ndërkohë, sipas planit të rikonstruksionit të kësaj rruge, punimet kanë nisur prej muajit mars e pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti./Top Channel/

Share This Article