Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e bëra ndaj qeverisë me përmbytjet në vend.
Në një postim postim në rrjetet sociale duke ndarë pamje nga përmbytjet në të gjithë Europën ku shkruan:
Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… .
Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”.
Vendi është përfshirë nga reshje të shumta të cilat kanë shkaktuar mjaft probleme në disa qarqe të vendit.

