Rama: Ja se kur kthehet opozita në Parlament

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Mirditës, ka deklaruar se opozita do të mund të kthehet në Parlament vetëm në zgjedhjet e vitit 2021.

“Këtë herë ikën nga Parlamenti dhe dogjën mandatet, ne jemi trima dhe nuk kthehemi kurrë. Kurrë mos u kthefshi se nuk e merr malli njeri për ju, madje, madje, që të jem shumë i sinqertë, ka qenë një rast i madh për shumë demokratë për të parë se çfarë janë këta, bënë festë dhe thoshin fitore-fitore dhe pastaj vinin të futeshin me zor në Parlament. Por në Parlament do të futen vetëm në shtator të vitit 2020, në qoftë se do u vijnë mendtë, se mbase nuk i vijnë”, tha Rama.

Më tej, kryeministri foli dhe për kërcënimet e opozitës për prishjen e zgjedhjeve. Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje të rinjve të Laçit, Milotit dhe gjithë Shqipërisë se në rast se do të prishin zgjedhjet, atëherë do t’u ndalohet e drejta që të shkojnë në vendet e BE-së.

“Tani duan të shkatërrojnë zgjedhjet, si do i shkatërrojnë, do gjejnë budallenj për të shkatërruar zgjedhjet. Pra, do çohen çunat e Laçit, Milotit dhe do i bien murit me kokë që mos shkojnë në Itali apo vende të tjera për gjithë jetën. Në qafë paçin veten ata që do bien pre e tyre”, theksoi Rama./Top Channel/

Share This Article