Rama : Jemi gati për çdo datë zgjedhjesh, por jo 2 Majin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar takimi mes Ramës dhe Metës, për sa u përket diskutimeve mbi datën  e zgjedhjeve elektorale.

Gazetati Top Channel Muhamed Veliu mëson detaje nga ajo çfarë krye-socialisti Edi Rama ka folur me presidentin Meta gjatë konsultimeve për datën e zgjedhjeve.

“Ne jemi gati për çdo datë” ka thënë Edi Rama por ka kërkuar evitimin e datës 2 Maj pasi janë Pashkët Ortodokse.

Ndërkohë Meta ka transmetuar takimin me Ramën live në Facebook ku në fund e ka ftuar nëse dëshironte të pinte kafe apo çaj.

“Ju thërrita për të zhvilluar konsultimet për datën e zgjedhjeve brenda afatit që krijon kushtetuta me qëllim që të kemi një proces sa më gjithëpërfshirës dhe për të respektuar çdo ndjeshmëri. Në këtë drejtim do të isha i interesuar të dëgjoja dhe opinion tuaj si përfaqësues të PS dhe mazhorancës”, tha Meta.

Share This Article