Rama: Jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Jemi Republikë parlamentare dhe jo Presidenciale”. Ky ka qenë lajmotivi kryesor në diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste paraditen e kësaj të hëne.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka deklaruar se vendimi i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve vendore ka qenë i pritshëm.

Edi Rama: Asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të zhvillohet një debat shumë i gjatë parlamentar, ku do të shpalosim të gjitha argumentat kundër këtij vendimi të presidentit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Rama është shprehur se seanca plenare e të enjtes do të finalizohet me një rezolutë për shkarkimin e Presidentit.

Edi Rama: Pas debatit, çështja do të diskutohet në KQZ  dhe më pas do të kalojë në Kolegj.

Nga ana tjetër porosia e tij ka qenë e qartë që të vazhdohet me fushatën zgjedhore.

Edi Rama: Duhet të fokusohemi te 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Fokusi jonë duhet të jetë  30 qershori.

/Ora News.tv/

Share This Article