Rama: Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie, na kanë brengosur të gjithëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

Rama përmes Twitterit u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve, ndërsa tha se autori meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, ka shkruar Rama.

Share This Article