Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur shqetësimin se nga ana e Parlamentit dhe qeverisë, qëndrimet e opozitës marrin një refuzim banditesk.
Në fjalën e tij të mbajtur me strukturat e partisë në Tiranë, Berisha u ndal edhe tek përçarja e PD, por theksoi se bashkimi i deputetëve demokratë u përball me një ndërhyrje brutale nga ana qeverisë.
Sa i takon Reformës Zgjedhore, Berisha u shpreh se ata zgjodhën bashkëkryetarin, Enkelejd Alibeajn nga pesudoopozita, në vend që të zgjidhnin Oerd Bylykbashin të propozuar nga 43 deputetët e PD
Sali Berisha: Procesi i bashkimit të deputetëve, sepse ne nuk e injorojmë, ne ishim të ndarë, u përball me një ndërhyrje brutale nga ana e qeverisë.
Së pari përpjekja për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar sigurisht ka gjetur pengun e vet, peng Bashën dhe me të bën të gjitha skemat.
Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në tërësi nga cdo përfaqësimi dhe përfaqësimi i qeverisë nga pseudoopozitarë dhe përfaqësues të vetë.
Në këtë proces, qëndrimet armiqësore ndaj opozitës shqiptare kulmuan me vendimin e Edi Ramës për ti caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të parlamentit, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë 32-vjecare të Parlamentit.
43 deputetet vendosen që bashkëkryetar të jetë Oerd Bylykbashi, me një eksperiencë të gjatë në këtë komision, por e vërteta është edhe në OSBE dhe institucione të tjera. Nuk mund të imagjinohet që bashkëkryetarin as opozita dhe as pozita ti caktojnë njëri tjetrit. Pasi u caktua bashkëkryetari i opozitës Parlamenti me urdhër të Ramës votoi në vend të Oerd Bylykbashit, Enkelejd Alibeajn.
Sipas Ramës ne do kemi bashkëkryetar të reformës zgjedhore atë që do ai, të cilin e ka blerë me lecka dhe jo atë që propozojnë me firma 43 deputetë të opozitës.
Jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijëra qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë, e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament.