Rama kërkon që Arjan Sala të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Arjan Sala të shpallet Dëshmor i Atdheut”,  kjo është kërkesa e bërë nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë lajmi është bërë me dije nga Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” njofton se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Kombit” është dakorduar me kërkesën e kryeministrit Rama.

Ai sqaron se janë në pritje të përfundimit të ekspertizës ligjore dhe propozimit të Prefektit të Tiranës për të marrë vendimin e menjëhershëm.

Statusi i plotë:

Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.

Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!

Jane gjalle bilbilenjte!

Share This Article