Rama kërkon të shuajë protestën: Sot pasdite dëgjojmë njëri tjetrin këtu në Facebook

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një kohë që aktivistë dhe qytetarë kanë paralajmëruar protestën e radhës përpara kryeministrisë, Edi Rama i fton ndjekësit e tij në rrjetet sociale, që të bisedojnë së bashku më krizën energjitike, dhe luftën në Ukrainë.

“Le të dëgjojmë njëri tjetrin”, thotë Rama në postim, në një kohë që ditën e djeshme së bashku me gjysmën e kabinetit qeveritar ndodheshin në një vizitë zyrtare në Dubai.

Në protestën e thirrur gjatë ditës së djeshme përpara kryeministrisë, kishte një pjesëmarrje të lartë qytetarsh, të cilët më pas bllokuan disa nga akset kryesore të unazës, për të rritur sensibilizimin edhe te personat që nuk iu bashkuan protestës.

Policia arrestoi 16 persona, nën akuzën e tubimeve të paligjshme, dhe për pengimin e qarkullimit të mjeteve.

Share This Article