Rama ‘krekoset’ para diasporës ne SHBA: Reforma në drejtësi nuk ndodhte pa vullnetin tonë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përpara diasporës shqiptare në New York, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për reformën në drejtësi. Duke “fryrë gjoksin” Rama tha se reforma është fryt i vullnetit të Partisë Socialiste. Për të ‘shitur’ idenë e drejtësisë së pavarur para shqiptarëve të Amerikës kryeqeveritari tha se edhe vetë PS po goditet.

Pjesë nga fjala e Ramës:  

Që nga fillimi i punës për reformën ku të detyruar nga presioni ekstrem nga SHBA kundërshtarët e reformës në drejtësia që sot ulërijnë që erdhën dhe ngritën dorën për ta miratuar reformën por kokën e mbanin ulur.

Nuk do të ndodhte pa vullnetin e PS.  Pa diskutim që mbështetja e paccmueshme e aletaëve tanë strategjik ishte e domosdoshme por pa vizionin dhe vendosmërinë tonë për ta shembur pallatin e drjtësisë së korruptua, kurrë asnjëherë. Drejtësia e re nuk mund të merrte jetë dhe të ushtronte forcën e barabartë të ligjit mbi eksponenetë politik. Pa aleatë tanë nuk do ia dilnim dot të nënshtronim rezistëncën e forcave që nuk e donin reformën në drejëtsi.

Se një parti në pushtet po goditet edhe vetë nga drejtësi e pavarur siç po goditet sot PS edhe në nivelet e larta do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Ka vetëm një të vërtetë në aftësitë shtebërësë Shqipërisë. Shqipëria e kësaj faze ka vetëm një forcë shtebërëse Partia Socialiste.

Share This Article