Rama kundër kritikëve të Bashës: Marrëveshja e re nuk është humbje për PD

albnews
By
2 Min Read

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me dakordësimin e palëve për reformën zgjedhore. Rama është shprehur kundër kritikëve të kreut të PD Lulzim Bashës, të cilët e akuzojnë atë se hoqi dorë nga kauza e tij dhe se nga kjo marrëveshje nuk fitojë asgjë.

Kryeminsitri shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se marrëveshja e re nuk është një humbje për Bashën. Sipas Ramës, kauza ishte diçka imagjinare dhe se marrëveshja, dakordësimi i së cilës u arrit dje, është konkrete.

Rama thotë se marrëveshja për reformën konfirmon se  humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm.

Reagimi

Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!

Share This Article