Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se edhe policia po vazhdon dhe Covid-i gjithashtu.
Ai thekson se kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.
“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”, thotë Rama.