Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën në rrugë, por nuk është e gatshme që të diskutojë Kushtetutën.
Rama tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të ndryshojnë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për problemet, por nga ana tjetër jemi krenarë për arritjet”, ky ishte konkluzioni kryeministrit Rama për progres-raportin e Komisionit Evropian për të cilin tha se jep indikacione të qarta se çfarë duhet të bëjë opozita.
“Është shumë e qartë se ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destruktive dhe për të vijuar furnizimin me alibi dhe justifikime negative të të gjithë atyre që për arsyet e tyre nuk e duan as zgjerimin e Evropës, e aq më pak çeljen negociatave me Shqipërinë. Ne mbetemi të vendosur të stimulojmë dialogun me opozitën, por pa diskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar Kushtetutën”, tha Rama./Tch/