Rama: Kuvendi të vazhdojë punën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka porositur anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, që të vazhdojnë normalisht punën në seancat parlamentare, pavarësisht largimit të opozitës nga Kuvendi i Republikës.

Kreu i ekzekutivit ka kërkuar gjithashtu nga të gjithë që të mos ndalet përgatitja për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pikërisht për këtë çështje, në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar për Kongresin e 23 marsit, ku pritet të shpallen paraprakisht kandidatët socialistë për kryebashkiakë të ardhshëm.

Në fund të mbledhjes, teksa dilte nga selia e PS-së, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se “puna vazhdon, të enjten do të votojmë strukturat e KLGJ-së dhe KLP-së”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply