Rama: Lajm shumë pozitiv nga Evropa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë është shtyrë zyrtarisht për në vjeshtë. 

Kështu komunikoi Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, në një deklaratë për mediat.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një lajm shumë pozitiv nga Evropa, ndërsa thekson që duhet t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë.

Postimi i Ramës: 

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse,Shqipëria po reziston.

Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor.

Share This Article