Kryeministri Edi Rama po prezanton në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2020.
Një ditë pas nisjes së punimeve në tunelin e Llogarasë, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se me 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, do të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Në fjalën e tij, Rama tha se plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandemisë po trajtohen.
Rama: Siç flet qartë dhe ky buxhet asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht edhe krizës së energjisë që na ka ardhur në derë së fundmi rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, forcat e punës, fëmijët, nxënësit, të rejat dhe të rinjtë, shërbimet dhe investimet publike. Injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë familjare dhe kombëtare duke garantuar një ekuilibër mes rritjes së shpenzimeve publike dhe mbajtjes së borxhit publik në parametra të sigurtë.
1. Zerojmë taksën mbi pagat deri në 40 mijë lekë duke lehtësuar 87604 punonjës që i shtohen atyre që deri sot kanë pagën minimale 30 mijë lekë dhe që nuk paguajën taksë mbi pagën.
2. Përgjysmojmë taksën mbi pagat nga 400-500 mijë lekë të vjetra.
3. Lehtësojmë dhe thuajse përgjysmojmë taksën mbi pagën për forcat cilësisht të kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-2 milion lekë të vjetra.
4. Rrisim pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët me 6% në bazë të planit të rritjes vit pas viti deri në 40% në fund të mandatit të tretë.
5. Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit dhe drejtuesit e policisë së shtetit që shërbejnë larg vendbanimit.
6. Rrisim pagat me 30% për efektivët e Forcave të Armatosura.
7. Nuk rrisim asnjë taksë për asnjë kategori.
8. Trefishojmë ndihmën ekonomike për gratë e trafikuara dhe fëmijët jetimë nën 18 vjeç.
9. Dyfishojmë ndihmën ekonomike për rreth 15 mijë familje që kanë 3 apo më shumë fëmijë deri 18-vjeç, rrisim 10% ndihmën ekonomike për pjesën tjetër të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.
10. Ligjërojmë pagën prej 30 mijë lekësh të reja në muaj për naftëtarët e Fierit për 2022 ndërkohë që vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje përfundimtare për rafinerinë.
11. Financojmë me 2.6 miliard lekë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve si dhe bonusin e fundvitit 3.5 miliard lekë.
12. Financojmë lindjet e reja me 2.3 miliard lekë.
13. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarët me 11.1 miliard lekë.
14.Financojmë vijimin e vaksinimit me 2.7 miliard lekë.
15. Për herë të parë fillojmë me programet kombëtare të arteve, zejeve dhe sporteve me financim të posaçëm në buxhetin e shtetit.
Reforma në drejtësi- Në 2016 filloi me një plan financiar 4.28 miliard lekë. Me buxhetin e 2022 financohet dyfish, 8.4 mld lekë. Jemi në një fazë të rëndësishme të reformës në drejtësi ku vijon pastrimi i llumit që nuk ka të mbaruar dhe nga ana tjetër ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Për të gjithë ata që presin më shumë rezultate dhe më shpejt nga reforma në drejtësi dua të them se duhet dhe më shumë durim.