ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar 6 minutes ago
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar 12 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 15 minutes ago
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave 21 minutes ago
Zonat më të varfra të Anglisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Me heqjen e taksës së kufirit do të ketë tjetër ulje të biletave të fluturimeve

albnews by albnews
11 February, 2022
in Albania
0
Rama: Me heqjen e taksës së kufirit do të ketë tjetër ulje të biletave të fluturimeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kompania WizzAir uli avionët e saj javën e shkuar në aeroportin ndërkombëtar “ZAYED – Flatrat e Veriut”, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në media bëri të ditur se Aeroporti i Kukësit krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën, ndërsa foli edhe për projektet në këtë sektor.

RelatedPosts

Vepra të vjedhura arti nga Europa përfundojnë në Kamëz, 2 në pranga, 1 në kërkim

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër!”

Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

Kryeministri Edi Rama deklaroi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madh se sa ai i Rinasit, ndërsa sa i përket aeroportit të Kukësit, ai u shpreh se krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën.

Lidhur me aeroportin e Sarandës, gjatë një interviste në medie, Rama bëri të ditur se do të jetë sezonal, duke theksuar se jugu i vendi është një ndër destinacionet e rëndësishme të turistëve.

“Areoporti i Kukësit krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën. Ndërkohë që Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vet për 36 muaj. Ne do mundohemi të jetë pak më përpara, në mënyrë që brenda këtij mandati ne të fillojmë operimin. Vlora do jetë baza e Air Albania. Projekt tjetër është Saranda. Aeroporti i Sarandës ka tjetër natyrë, sepse është vetëm sezonal. Vlora do jetë gjatë gjithë vitit dhe do të jetë më i madh dhe se ai i Tiranës se përfshihet edhe kargo. Më i madh dhe si pistë”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama shprehu bindjen se turizmi do të jetë një transformues i madh në të gjitha aspektet ekonomike dhe në 2030 Shqipëria do jetë vendi me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria sa i përket turizmit po bëhet gjithmonë e më tërheqëse dhe e dyta si rezultat i një politike më liberale që ne ndoqëm në kohë pandemie. Me çmimet e rëna në mënyrë drastike në Aeroportin e Tiranës, vetëm Wizz Air u ka kursyer qytetarëve rreth 120 milionë euro dhe duke llogaritur edhe kompani të tjera bëhen rreth 220 milionë euro kursime nga biletat për shkak të uljes. Me heqjen e taksës së kufirit do të ketë tjetër ulje të biletave. Unë jam i bindur që turizmi do të jetë një transformues i madh në të gjitha aspektet ekonomike dhe në 2030 Shqipëria do jetë vendi me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Kryeministri Rama.

Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir uli avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit “ZAYED – Flatrat e Veriut”, ku do të operojë me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë./ATHS/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

1 November, 2025
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

1 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 November, 2025
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result