ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 2 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 5 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 5 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 5 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Me ndihmën e opozitës rrugore mund t’ia dalim

albnews by albnews
29 May, 2019
in Albania
0
Rama: Me ndihmën e opozitës rrugore mund t’ia dalim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Luigi Soreca, kreu delegacionit të BE-së, në Tiranë, e shikon progres-raportin e komisionit Evropian, si një tjetër gur kilometrik, por për të ecur përpara duhet që të gjitha partitë të jenë të bashkuara për integrimin.

“Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në fushat e përcaktuara nga Këshilli. KE i rekomandon këshillit që të çelen negociatat tani dhe pa kurrë-farë kushtëzimi. Vettingu ka ecur përpara duke nxjerrë më shumë se 140 vendime. Vendimi i KE-së është mbështetur në përparimin që i duhet një shteti për të çelur negociatat. Shqipëria duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe nevoja për një konsensus kombëtar për integrimin duke tejkaluar polarizimin, për të treguar vullnet politik. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të pa precedent. Ka ende shumë reforma për t’u bërë, por Shqipëria është gati për hapat e tjera”, u shpreh Luigi Soreca.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Kryeministri Edi Rama, e quajti Komisionin Evropian një makineri ferri, ndërsa progres-raportin, si një qëndrim objektiv, teknik të arritjeve të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh, “ Për ne nuk ka qenë një surprizë sepse kemi bërë me përpikmëri detyrat e shtëpisë! Ky është një progres-raport bazuar në fakte.”

Pa eufori për këtë rekomandim, kryeministri, si çelës të suksesit, shikon reformën në drejtësi.

Gatishmërisë së presidentit Ilir Meta, për një dekret shtyrës së datës së zgjedhjeve, i pari socialistëve i dha argument-at e refuzimit.

“Shumica PS, nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, të prerë dhe të qartë në 30 qershor, nuk është çështja kush do të fitojë, por duhet të fitojë Shqipëria institucionale, nuk mund t’i nënshtrohet agjendave partiake të kujtdo qoftë. Nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi Kushtetutë për të anashkaluar”, tha në fjalën e tij kryeministri i vendit.

Pasi ka përdorur një epitet të ri për PD, kryeministri e bëri bashkëpërgjegjëse për suksesin apo dështimin në testin e këshillit të ministrave të BE-së.

“Me ndihmën e opozitës rrugore mund t’ia dalim. Nëse nuk do të kisha dyshime, në lidhje me perceptimin e lëvizjes rrugore të opozitës, do të thoja se Shqipërisë do t’i hapeshin 100% negociatat. Nëse opozita do t’i jepte një shans Shqipërisë. I vetmi element i panjohur është opozita e Shqipërisë”, shtoi gjithashtu Rama./Top Channel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result