ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 12 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 12 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 12 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 12 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama me rektorët, si takimi i Ramiz Alisë me intelektualët

albnews by albnews
18 October, 2022
in Albania
0
Rama me rektorët, si takimi i Ramiz Alisë me intelektualët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri ka zhvilluar sot një takim të turpshëm me rektorët e universiteteve private dhe publike të vendit, duke i përdorur këta të fundit si diversion kundër grevës të pedagogëve që kanë sabotuar fillimin e vitit të ri shkollor. Ai nuk nisi normalisht pasi trupa e mësimdhënësve kërkon një rritje pagash me 50% për ta barazuar atë me vende më të varfra se Shqipëria në rajon (Bosnje, Kosovë, Maqedoni e veriut), ndërsa deri më tani qeveria i ka ofruar vetëm 7% shtesë page.

Por, në vend të këtij shqetësimi të madh, që i ka lënë pjesën më të konsiderueshme të studentëve pa leksione, ashtu sikurse ndodh në të gjitha regjimet, Edi Rama organizoi një takim fasadë ku u fol për gjëra krejt të tjera, pra për mënyrën se si do bëhet rankimi, se si do ndahen buxhetet e kërkimit shkencor mes publikut dhe privatit, apo se si do funksionojë bordi i akreditimit.

RelatedPosts

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

Për këtë lloj fallciteti, ky takim me rektorët mund të krahasohet me atë të gushtit ’90 të Ramiz Alisë me intelektualët. Në Shqipëri kishte ndodhur 2 korriku, njerëzit kishin shpërthyer dyert e ambasadave, regjimi kishte marrë tatëpjetën dhe elita komuniste diskutonte me udhëheqësin se si mund të shpëtohej sistemi socialist, pa përmendur njëherë të vetme pluralizmin politik.

Edhe rektorët u angazhuan në debat për seksin e ëngjëjve, pa guxuar të përmendin njëherë të vetme kërkesat e atyre që i kanë votuar dhe të cilët duhet të përfaqsonin në këtë takim. Për turpin e tyre ata nxorën në pah aftësinë për t’u lëpirë të që i ka shoqëruar si mallkim të gjithë kastat drejtuese të këtij vendi.

Po ta ndiqje takimin që u transmetua live (video e plotë poshtë) ai të ngjallte neveri. Në dy orë e pesë minuta, më shumë se treçerekun e kohës foli Edi Rama, i vendosur mbi një podium mbi tufën e pjesmarrësve (Ramiz Ailia në ’90 ishte në të njëjtën lartësi me ata që i konsideronte si intelektualët e regjimit).

Nga ata që ishin përballë folën vetëm dy vetë. I vetmi që e mori fjalën në emër të universiteteve publike ishte rektori i universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, një personazh që e ka treguar servilizmin e tij ndaj qeverisë që gjatë debateve për ligjin e arsimit të lartë e deri tek kriza e protestave studentore. Ai belbëzoi shumë fraza pa kuptim për bashkëpunimin me qeverinë, pa guxuar të përmendë emergjencën aktuale.

Në mbledhje ishte edhe rektori i mjeksisë Arben Gjata, i cili po akuzohet nga petagogët se i shantazhon ata për të ndërprerë protestën, por para shefit ai kishte zgjedhur të luante vetëm rolin e figurantit.

Sesa qesharake dhe jashtë realitetit ishte gjithë kjo butafori e simbolizoi më së miri incidenti me aktorin rektor Kastriot Çaushi, i cili ndërsa të tjerët bënin sikur dëgjonin filloi të shohë në celularin e tij një ndeshje futbolli, çka krijoi ilaritet në sallë (video këtu poshte).

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/WhatsApp-Video-2022-10-18-at-2.17.46-PM-1.mp4?_=1

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/1.mp4?_=2

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/2.mp4?_=3

Dhe kështu të gjithë u larguan të qeshur e të lumtuar me shakatë e kripura të Duçes, ndërkohë që pedagogët ishin në grevë ndërsa studentët pa mësim. /LAPSI.AL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result