Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sipas kreut të qeverisë kjo skuadër shkëlqeu në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli.
Më tej kreu i qeverisë thotë se ata meritojnë falënderimet inkurajuese për të vazhduar më tej, në një rrugë ku çdo hap ngre më lart nivelin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.
Meritoni që ta konsideroni në aspektin e karrierës profesionale por edhe të kontributit tuja patriotik vitin 2023 si vitin më kuptimplotë. Unë besoj që jo vetëm nuk është pak por është një surprizë pozitive që nga ky proces ku faktikisht ju keni bërë një numër të konsiderueshëm takimesh dhe keni parashtruar 797 çështje, përfundimi është se Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për tu konsideruar gati për anëtarësim në BE. Mbi 50% është shumë duke pasur në konsideratë që jemi në fillim të procesit. Shqipëria është larg së qenit ai vendi i perceptimit që ushqehet së brendshmi nga vetë natyra jonë.’- tha Rama.
Kryeministri Rama tha se Shqipëria është gati për BE-në.
‘Të fokusohemi si një skuadër që ka hyrë në fushë për të fituar që ne të fitojmë sa më shumë kohë. Në fund para se mund të parashikohet afati i vendosur nga të tjerët. Ne do të jemi gati për BE-në shumë më gati se BE të jetë gati për ne. Ne do ta bëjmë këtë për të sjellë sa më shpejt BE-në këtu, për të bërë që në çdo sektor mënyra e të funksionarit evropian të instalohet këtu. Janë 1 mld euro plus që do të vijnë në disa vite të ardhshme për Shqipërinë përtej mbështetjes së programuar me programet e IPA-ve. Ashtu sikundër përveç këtyre janë një sërë hapjes të reja për integrimin në tregun e përbashkët. Puna juaj nuk është thjesht negocimi në Kuvend.’- tha Rama.
Rama u ndal edhe tek çështja Beleri, ku nënvizoi se nuk do të ketë asnjë kompromis me sistemin e drejtësisë.
‘Do të gjejmë gjuhën politike si gjithmonë për asnjë çështje të drejtësisë ne nuk bëjmë asnjëlloj kompromisi me askënd dhe për asnjë arsye. Ky mirëkuptim është shumë i qartë për ne. Por nga ana tjetër mendoj se është i qartë për të gjithë BE. Me fqinjët do të arrijmë së bashku të vendosim për çështjet madhore. Ne jemi disponibël për çdo gjë që nuk prek procesin e konsolidimit të sistemit tonë të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis. Puna jonë e përbashkët do të vazhdojë.’- tha Rama.