Rama, Meloni dhe Sunak takohen sot në Romë, në fokus ‘bashkimi’ kundër emigracionit të paligjshëm! Shqipëria, marrëveshje me të dyja vendet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të takohen sot në Romë të Italisë. Lajmi është bërë me dije nga mediet e huaja.

Takimi do të zhvillohet sot në rezidencën e kryeministres italiane dhe në fokus të diskutimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm. Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

Si Meloni ashtu dhe Sunak kanë marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Sipas marrëveshjes me Britaninë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë  me gomone përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë. Pothuajse një e treta e të gjithë atyre që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në vitin 2022 ishin shqiptarë.

Share This Article